×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca

    Reporteri
    25 Mars 2026 | 19:32

    Egnesa Vitia, këshilltarje e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguarpas publikimi të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e presidentit dhe dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

    Vitia theksoi se zgjedhja e Presidentit duhet të realizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual të presidentit.

    “Pra ashtu edhe siç e ka thënë Presidentja, zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Ky afat, është i përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

    Ky qëndrim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli pavlefshëm dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe theksoi se deputetët kanë 34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!