Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në rrjetet sociale para ndeshjeve të rëndësishme të Kosovës dhe Shqipërisë në kualifikimet për Kupën e Botës.
Kosova përballet sonte me Sllovakinë, ndërsa Shqipëria luan ndaj Polonisë, të dyja ndeshje në udhëtim.
Kurti ka shkruar se këto sfida zhvillohen “në sytë e gjithë kombit”, duke uruar kurajo dhe forcë për të dyja kombëtaret.
“Kurajo dhe forcë, me mendje dhe zemër, urojmë për fitore. Ky shekull i shqiptarëve është edhe i talentit në sport. Ëndrrat janë për guximtarët. Botërori plotësohet kur Kuqezinjtë dhe Dardanët zbresin në Amerikë. Forca, përpara e faleminderit për çdo emocion!”, ka shkruar Kurti.