Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zjenullah Gashi, ka dhënë detaje lidhur me veprimet që kanë marrë pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”.

Ai ka thënë se deri më tash është autorizuar policia, si dhe është intervistuar personi përgjegjës i kompanisë punëkryese.

Gashi ka bërë të ditur se aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informatave nëse ka elemente të veprës penale.

Reklamë

“Kemi marrë veprime menjëherë. Është autorizuar Policia dhe është intervistuar personi përgjegjës i kompanisë. Pas intervistimit, ai është liruar, derisa jemi në fazën e grumbullimit të informatave të plota për rastin”, ka thënë Gashi për Klankosova.

Ai ka thënë se hetimet do të zgjerohen edhe në pista tjera, duke mospërjashtuar as zyrtarët komunalë, nëse sipas tij, vërehet se dikush prej tyre ka pasur përgjegjësi mbikëqyrëse.