Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se bashkë me ekipet e Kryeqytetit dhe Policinë janë në terren dhe po e monitorojnë nga nga afër rrëshqitjen në rrugën “Malush Kosova”.
Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë procedurat hetimore, shkruan Reporteri.net.
Rama thotë se nga Drejtoria e Inspeksionit ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inspektorëve të përfshirë dhe ndalimin e çdo përfshirjeje të tyre në këtë rast deri në përfundim të hetimeve.
“Nëse konstatohen shkelje, do të ketë masa të menjëhershme nga largim nga puna deri në ndjekje penale”, thotë Rama.
I pari i kryequtetit i ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjen në këtë zonë deri në stabilizimin e situatës.
Postimi i tij:
Bashkë me ekipet e Kryeqytetit dhe Policinë jemi në terren dhe po e monitorojmë nga nga afër rrëshqitjen në rrugën “Malush Kosova”.
Kërkoj nga Prokuroria që të nisë menjëherë procedurat hetimore!
Ofroj bashkëpunim të plotë institucional dhe qasje në çdo informacion që është i nevojshëm për zbardhjen e rastit.
Nga Drejtoria e Inspeksionit kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inspektorëve të përfshirë dhe ndalimin e çdo përfshirjeje të tyre në këtë rast deri në përfundim të hetimeve!
Gjithashtu kam kërkuar fillimin e një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet e inspektimit, frekuencën e kontrolleve në terren dhe për të identifikuar çdo lëshim, neglizhencë apo shkelje të mundshme të detyrës!
Nëse konstatohen shkelje, do të ketë masa të menjëhershme nga largim nga puna deri në ndjekje penale!
Gjithashtu, jemi në kordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kryeqytetit, nga të cilë jemi njoftuar që të gjitha njësitë do të kenë prioritet menaxhimin e situatës së sotme dhe ruajtja e rendit publik në këtë zonë!
?Lus qytetarët që të evitojnë lëvizjen në këtë zonë deri në stabilizimin e situatës.