Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka reaguar pas humbjes së mbrëmshme me Turqinë.

Asllani ka publikuar një foto ku shihet duke i fshirë lotët, teksa ka shkruar se kjo nuk ishte veç një humbje, por një ëndërr që u ndal pak para fundit, shkruan Reporteri.net.

Asllani ka thënë se do të kthehen më të fortë.

Reklamë

“Nuk është vec një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë. Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë! Faleminderit Kosovë”, ka shkruar Asllani.

Turqia e mposhti Kosovën në “Fadil Vokrri”, me rezultat 1:0 dhe u kualifikua në Botëror pas 24 vjetësh./Reporteri.net

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fisnik Asllani (@fisnikasllani)

Reklamë