Një vizitë e Ministrit të Jashtëm, Italian Antonio Tajani në Serbi u anulua në minutën e fundit këtë mëngjes, pak para se avioni i tij të nisej nga Roma.
Kështu raporton N1 bazuar në burime diplomatike. Sipas raportimit kjo është një situatë shumë e pazakontë për vizita të paracaktuara, veçanërisht pasi protokolli serb tashmë po e priste Tajanin në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit. Arsyeja e saktë e anulimit nuk dihet ende.
Shtyhet takimi me Vuçiqin
Zyra e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç lëshoi një deklaratë të shkurtër duke deklaruar se takimi i paralajmëruar po shtyhet.
“Takimi i paralajmëruar midis Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani, i cili ishte planifikuar të zhvillohej sot, më 1 prill 2026, është shtyrë. Data e re e takimit do të njoftohet më vonë”, thuhet në deklaratë. Takimi ishte planifikuar të zhvillohej sot në orën 11:15 në Pallatin e Serbisë./Reporteri.net/