Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i ka reaguar ashpër një tifozi që e akuzoi se iu ka dhënë informata turqve para lojës me Kosovën, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Vedat Muriqi ua ka dhënë turqve informacionet dhe krejt taktikat se qysh ka me u zhvillu loja. Shkon ju fol e i përqaf krejt lojtarët turq para lojës. Bile te kish shit lojën, kish fitu pare. Edhe në Ulqin e kom pas në hotel, me krejt familjen folshin turqisht”, u shpreh tifozi për Klan Kosova.
E ndaj këtij postimi dhe ndaj akuzave të tifozit ka komentuar vetë ylli i Mallorcas, i cili nuk i ka kursyer fjalët.
“Marre të qofte. Me mëndu qe një lojtar i Kombëtares në një lojë vendimtare për shtetin e vet e shet lojën vetëm pse është i lindur në Prizren dhe flet turqisht, duhet të ketë probleme mentale ose të jetë një njeri pa gjak, pa ndjenja dhe pa respekt për një lojtar që ka dhënë gjithçka për Kombëtaren e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Muriqi.
“Ty personalisht gjithe kete mund, gjithe kete dhimbje prej dites pare deri me dje qe e kom bo per futbollin e shtetit per kombtaren, kurre hallall nuk ta bej!!! Te denofte zoti!!!”, ka shkruar tutje Muriqi.
Kosova fatkeqësisht u mposht mbrëmë nga Turqia 0:1 në finale të “play-off”-it të Botërorit 2026.
