Manchester City ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit në kuadër të çerekfinaleve të FA Cup.

Hero i vendasve në këtë ndeshje ishte sulmuesi norvegjez, Erling Haaland.

Ai shënoi het-trik në këtë takim, një gol nga penaltia, dhe dy të tjera nga loja e hapur.

Reklamë

Ndërsa një gol tjetër për ekipin e Pep Guardiolës e shënoi Antoine Semenyo.