Barcelona bëri një hap të rëndësishëm drejt titullit në La Liga, pasi mposhti Atletico Madrid me rezultat 2-1 në “Metropolitano”.
Megjithatë, pas ndeshjes vëmendjen e mori reagimi i talentit të ri Lamine Yamal.
Pavarësisht fitores së rëndësishme, Yamal u pa i irrituar pas vërshëllimës përfundimtare. Ai nuk festoi golin vendimtar të Robert Lewandowski në minutën e 87-të, ndërsa kamerat kapën momentin kur bashkëlojtari i tij Pau Cubarsí përpiqej ta qetësonte.
Situata vazhdoi edhe gjatë rrugës drejt zhveshtores, ku Yamal u pa duke bërë gjeste me duar në bisedë me një anëtar të stafit teknik, duke reflektuar zhgënjimin e tij pavarësisht rezultatit pozitiv.
? Hansi Flick on Lamine’s reaction: “I don’t know what happened but he tried his best, he was great”.
“Next week, UCL, we go again, he’ll be in a better mood”.@DAZNFutbol ?©️ pic.twitter.com/HwjEmBPm3j
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 4, 2026