Mbrëmja e dytë e çerekfinaleve të Champions League ka prodhuar rezultate surprizë.
Paris Saint Germain ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit pasi mposhti pastër Liverpool-in me rezultatin 2-0, falë golave të Ousmane Dembele dhe Khvicha Kvaratskhelia.
Francezët dominuan lojën gjatë gjithë kohës, duke mos u lënë shumë hapësira kundërshtarëve anglezë.
Ndërkohë, në “Camp Nou”, Atletico Madrid ka arritur një fitore të madhe po me shifrat 2-0 ndaj Barcelonës vendase.
Takimi u kushtëzua ndjeshëm nga ndëshkimi me karton të kuq i mbrojtësit Cubarsi në fund të pjesës së parë, moment që u shfrytëzua menjëherë nga Julian Alvarez i cili shënoi nga faulli.
Në pjesën e dytë, Alexander Sorloth vulosi triumfin e madrilenëve, duke e dërguar ekipin e tij shumë afër gjysmëfinales.