×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Deklarimi i pasurisë

    Adrian Zalli i Trustit i kalon me paga krerët e institucioneve

    Reporteri
    17 Prill 2026 | 23:26

    Adrian Zalli i tejkalon liderët e institucioneve qendrore në Kosovë, për sa u përket pagave që marrin.

    Ai, si drejtor menaxhues i Trustit Pensional merr hiq më pak se 49 mijë e 295 euro neto pagë në vit.

    Për një muaj, ai arkëton 4 mijë e 107 euro.

    Pos kësaj, Zalli merr edhe një lloj page tjetër mujore e vjetore, e cila llogaritet si “pagesë për përvojën e punës”.

    Ajo mbërrin në 6 mijë e 386 euro neto në vit, ose 532 euro në muaj.

    Në total, të ardhurat vjetore të tij si drejtor menaxhues në Trust janë 55 mijë e 681 euro

    Kjo llogaritet të jetë një ndër pagat më të larta në vend, në sektorin publik.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!