×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Seanca

    Kuvendi duartroket aktgjykimin për Banjskën: Drejtësia përmbyllet kur kryeterroristi Radojçiq me tjerët transferohen në Kosovë

    Reporteri
    24 Prill 2026 | 15:40

    Kuvendi i Kosovës e ka duartrokitur Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila sot dënoi me burgim të përjetshëm Vlladimir Tolliq dhe Bllagoje Spasojeviq për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra heroi Afrim Bunjaku. I akuzuari tjetër Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim.

    Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu njoftoi për aktgjykimin në mes të seancës, ku deputetët u ngritën në këmbë dhe duartrokitën, shkruan Reporteri.net.

    Haxhiu tha se drejtësia nuk përfundon pa dorëzimin e kryeterroristit Radojçiq dhe terroristëve të tjerë.

    “Ajo përmbyllet kur kryeterroristi Milan Radojçiq ransferohet në Republikën e Kosovës bashkë me terroristët e tjerë”, ka deklaruar Haxhiu./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!