Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosja, për zgjedhjen e presidentit.
Ajo tha se ftesa për pjesëmarrje në seancë i ka ardhë 4 minuta para fillimit të saj.
“Pra, në ora 20:26 na vjen ftesa për seancë që duhet të mbahet në ora 20:30. Kaq serioz janë këta për të zgjedhur Presidentin”, ka shkruar Çitaku.