×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Hamza: Zgjedhja e presidentit në mënyrë të njëanshme, rrezik për rendin demokratik

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 14:15

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se përpjekja për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme përbën shkelje të Kushtetutës dhe rrezik për rendin demokratik.

    Ai theksoi se PDK kundërshton çdo tendencë për të anashkaluar procedurat kushtetuese dhe për të dobësuar institucionet legjitime të vendit.

    Hamza bëri thirrje për mbrojtjen e Kushtetutës dhe paralajmëroi se veprime të tilla mund ta çojnë vendin drejt destabilizimit politik.

    “Kosova është ndërtuar mbi vlerat e lirisë, drejtësisë e barazisë dhe nuk do të lejojmë që këto vlera të cenohen përmes abuzimit me pushtetin apo shkeljes së Kushtetutës. Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës, institucioneve dhe shtetit të së drejtës. I bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të jenë të vëmendshëm dhe të mos lejojnë shkelje që dëmtojnë të ardhmen e vendit. Nuk mund të ecet përpara duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet. Ne do ta mbrojmë shtetin dhe të ardhmen e tij!”, ka shkruar mes tjerash Hamza.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!