×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Ndërpritet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 14:50

    Është ndërprerë sërish seanca e thirrur për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se seanca do të vazhdojë në ora 19:00.

    Kjo është hera e tretë që seanca ndërpritet nga mbrëmë kur LVV nisi seancën për zgjedhjen e presidentit pa e siguruar kuorumin e nevojshëm prej 81 deputetësh.

    Edhe në vazhdimin e tretë të seancës kryeparlamentarja Haxhiu u bëri thirrje deputetëve të opozitës të marrin pjesë në seancë, meqë sipas saj e kanë obligim kushtetues.

    Ndryshe në rast moszgjedhjeje të presidentit deri në mesnatë, Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

    Mbrëmë (e hënë) Vetëvendosje propozoi dy kandidatë për presidentë: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën, pak pasi kandidatët e seancës së 5 marsit, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha u tërhoqën nga gara.

    Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë.

    Partitë opozitare që bojkotuan mbledhjen, kritikuan pushtetin që ka nisur seancën pa praninë e 80 deputetëve, duke e cilësuar si shkelje kushtetuese dhe i bënë thirrje kandidates Rushiti që të tërhiqet nga gara.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!