Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte sot qëndron për vizitë në Podgoricë të Malit të Zi.
Ai do të takohet me Presidentin e këtij vendi, Jakov Milatoviq, kryeministrin, Milojko Spajiq, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, Ministrin e Mbrojtjes, Dragan Krapoviq, dhe zyrtarë të tjerë.
Kështu u bë e ditur në faqen zyrtare të NATO-s rreth kësaj vizite të shefit të Aleancës Veri-Atlantike, transmeton Klankosova.tv.
Ai gjithashtu do të bisedojë me studentë në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Malit të Zi.