×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / Listat

    Kurti e fut sërish në listë për deputet Fatos Gecin që lutej që Thaçi të dënohet me burgim të përjetshëm

    Reporteri
    13 Maj 2026 | 9:09

    Kryetari i VV-së, Albin Kurti, nuk e ka larguar nga lista ish-deputetin, Fatos Geci.

    Ky i fundit në disa deklarata radhazi lutej që Hashim Thaçi të dënohej me burg të përjetshëm. Njërën nga këto deklarata, ai e kishte bërë në seancën e Kuvendit. Ai kishte bërë edhe disa deklarata seksiste në drejtim të Vlora Çitakut të PDK-së.

    Ish-kryeparlamentarja e Albulena Haxhiu, e pati dënuar gjuhën përçarëse dhe seksiste të Gecit.

    Por kreu i VV-së, Albin Kurti kishte thënë se ai  nuk ka përgjegjësi pasi  Geci është në Listën Guxo.

    Geci do të garojë për deputet me numrin 96. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!