Gentrit Murseli, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit, me numrin 68 në listën zgjedhore, ka bërë thirrje për më shumë unitet, respekt dhe bashkëpunim në politikën kosovare.

Murseli, i cili për një dekadë ka qenë i anagazhuar në Kuvendin Komual të Gjilanit, ka deklaruar se qytetarët kanë nevojë për përfaqësues që punojnë në interes të përgjithshëm dhe që shmangin ofendimet e ndërsjella.

“Jam absolutisht i bindur që të gjithë qytetarët, pa dallim, por në veçanti bashkëqytetarët e mi, kanë nevojë për një zë të ri, i cili nuk i ofendon kolegët e tij, por punon bashkërisht me ta në interes të përgjithshëm qytetar”, ka thënë ai.

Reklamë

Sipas Murselit, Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për bashkim, unitet dhe punë me ndershmëri.

“Kuvendi i Republikës nuk është arenë për përplasje individuale, por është tempull i demokracisë, ku të gjithë punojnë për një qëllim të përbashkët”, është shprehur kandidati i LDK-së.

Ai ka shtuar se në këtë garë nuk ndihet i vetëm dhe u ka bërë thirrje qytetarëve ta mbështesin me votë.

“Në këtë garë jam shumë i bindur që nuk jam i vetëm, andaj në listën e LDK-së më gjeni me numrin 68”, ka përfunduar Murseli.

Reklamë