Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Blerim Kuçi ka deklaruar se rruga që ka zgjedhur nuk është e populizmit dhe zhurmës por përgjegjësisë dhe punës.
Kuçi i cili në këto zgjedhje garon me numrin 47 në listën e LDK-së, ka theksuar se po vazhdon këtë garë me bindjen se Kosova ka nevojë për më shumë zhvillim ekonomik, mbështetje në sektorin privat, prodhimin vendor si dhe investim në mbrojtje e siguri.
“E djathta nuk ndërton mbi përçarje, por me zhvillim, siguri, stabilitet dhe përgjegjësi ndaj brezave që vijnë”, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
?? Numri 47 ✌?
Rruga që kam zgjedhur nuk është rrugë e populizmit dhe zhurmës, por e përgjegjësisë, vizionit dhe punës.
Si kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, me numrin 47, vazhdoj këtë garë me bindjen se Kosova ka nevojë për më shumë:
✔️ Zhvillim ekonomik
✔️ Mbështetje për sektorin privat
✔️ Mbështetje për prodhimin vendor
✔️ Investim ne mbrojtje dhe siguri
E djathta nuk ndërton mbi përçarje, por me zhvillim, siguri, stabilitet dhe përgjegjësi ndaj brezave që vijnë.