Përzgjedhësi i kombëtares së Kroacisë, Zlatko Daliq, ka publikuar listën zyrtare prej 26 futbollistëve të ftuar për Kampionatin Botëror 2026.
Siç pritej, njeriu që do të udhëheqë sërish ekipin kroat është kapiteni i tyre legjendar, Luka Modriq, i cili do të luajë në Botërorin e pestë në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Daliq ka vendosur të ruajë bërthamën e skuadrës rreth veteranëve të dëshmuar si Modriq (i cili tani luan për AC Milan), Mateo Kovaçiq dhe Ivan Perishiq.
Me këtë grumbullim, Luka Modriq konfirmon jetëgjatësinë e tij të rrallë në elitën e futbollit botëror.
Ky Botëror i pestë në karrierën e tij nuk është thjesht një arritje statistikore, por dëshmia e fundit e një lideri që, edhe në moshën 40-vjeçare, mbetet truri dhe shpirti i kombëtares kroate në skenën ndërkombëtare./KosovaPress