Skuadra e Sunderlandit ka shënuar fitore të madhe në javën e fundit të Premier League, duke mposhtur 2:1 Chelsean.
Me këtë fitore, ekipi i Granit Xhakës ka siguruar garat e UEFA Europa League për sezonin e ri.
Ndërsa, Chelsea mbetën jashtë zonës së garave të UEFA-s dhe e mbyllin sezonin në pozitën e 10-të.
Xhaka dhe skuadra e tij, sezonin e ri do të bëjnë gara në Europa League, kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të UEFA-s, pas Champions League.