Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Viktor Buzhala, i cili garon me numrin 78, ka ngritur çështjen e përfaqësimit rajonal në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një videoje në Facebook, Buzhala ka thënë se Drenica ka pasur vazhdimisht përfaqësim të konsiderueshëm në Kuvend, ndërsa disa qytete kanë mbetur pa asnjë deputet.
“Drenica gjithmonë me nga 120 deputetë në Kuvendin e Kosovës, e disa qytete që disa mandate me asnjë, siç është puna e Klinës. Qikjo nuk është fer hiq”, ka deklaruar ai.