Kosova hyn të enjten zyrtarisht në fushatë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, procesi i tretë zgjedhor që vendi zhvillon brenda një viti e gjysmë, pas krizës politike të krijuar nga dështimi i Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri.

Subjektet kryesore politike kanë paralajmëruar aktivitetet hapëse të fushatës në disa qytete të Kosovës.

Fushata do të jetë 10 ditë, konkretisht deri më 07 qershor në orën 06:59. Ndërsa, buxheti i planifikuar dhe miratuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është 10,887,186.445 euro.

Zgjedhjet e reja u shpallën pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjidhte presidentin e ri brenda afatit kushtetues, duke futur vendin në një tjetër krizë politike./Reporteri.net/