Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Viktor Buzhala, ka reaguar pas hapjes së fushatës zgjedhore të kësaj partie në Ferizaj, duke e cilësuar pjesëmarrjen në tubim si dëshmi të mbështetjes së madhe për VV-në.
Përmes një videoje, Buzhala tha se Ferizaj “ia qiti pikën” me organizimin dhe pjesëmarrjen në hapjen e fushatës.
“Kështu duket nisja e fushatës së Vetëvendosjes në Ferizaj. Pra Ferizaji ka vendos me ia qit pikën përnime kësaj here. Ky është tregues i qartë që e kemi përnime”, tha ai.
Viktor Buzhala në zgjedhjet e 7 qershorit garon me numrin 78 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.