Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Arben Gega, ka publikuar pamje nga takimi që ka mbajtur me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gega ka thënë se vlerësimi nga ta, është i një grade tjetër.

Ai ka thënë se do të punojë me përkushtimin më të madh për vlerat e luftës dhe do ta përfaqësoj zërin e tyre në Parlament.

Reklamë

“Vlerësimi që e merr nga veteranët e luftës së UÇK-së, është i një grade tjetër. Për këtë lumturohem brenda e jashtë fushatës zgjedhore. Do të punoj me përkushtimin më të madh për vlerat e luftës dhe do të përfaqësoj zërin e tyre në Parlament”, thuhet në njoftim./Reporteri.net