Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Blerim Kuçi me numër 47, ka publikuar një mesazh pas hapjes së fushatës në Prishtinë, duke theksuar atmosferën dhe mobilizimin brenda subjektit të tij politik.
Ai ka thënë se ngjarja e djeshme ka reflektuar energji dhe besim për ndryshim.
“Dje, në hapjen e fushatës në Prishtinë, pamë energjinë, mobilizimin dhe besimin për ndryshim”, ka shkruar Kuçi.
Kuçi ka theksuar se ndihet i nderuar të jetë pjesë e këtij procesi politik së bashku me qytetarët dhe ekipin e LDK-së, duke e vënë theksin te vizioni i partisë për të ardhmen e vendit.
“I nderuar të jem pjesë e këtij rrugëtimi bashkë me qytetarët dhe ekipin e LDK-së, me vizion për bashkim, zhvillim dhe institucione të forta për Kosovën”, ka shtuar ai.
Në fund të postimit të tij, Kuçi ka bërë thirrje për bashkim dhe mbështetje politike, duke e shoqëruar mesazhin me hashtagët e fushatës.
“Bashkohu ???”, ka shkruar ai, duke shtuar edhe “#LDK113” dhe “#blerimkuçi47”.