Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka vlerësuar lart Vjosa Osmanin, duke theksuar raportet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hasanpapaj tha se Osmani, si presidente e Kosovës, është takuar gjashtë herë me presidentin e SHBA-së, duke e konsideruar këtë si dëshmi të fuqizimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Presidentja e VI e Republikës së Kosovës është takuar 6 herë me Presidentin e SHBA-së. How can someone be better than this?!”, ka shkruar Hasanpapaj.
Ai shtoi se qytetarët e Kosovës e dinë mirë rëndësinë e këtij përfaqësimi.
“Populli e din mirë këtë! Dielli nuk mbulohet me shoshë. No one can stop this journey!”, u shpreh Hasanpapaj.
Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj kandidon për deputet me numrin 34 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.