Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, njëherit anëtar i Kryesisë të LDK-së ka marrë pjesë në tubimin zgjedhor të degës së LDK-së në Bavari të Gjermanisë, ku morën pjesë qindra bashkatdhetarë.

Ai në një postim në Facebook, falënderoi mërgatën për pritjen dhe organizimin, duke theksuar se diaspora mbetet e bashkuar dhe e vendosur për të mbështetur LDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit.

Shehu tha se mërgata e Kosovës ka luajtur rol të rëndësishëm në momentet kyçe për vendin dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen.

Reklamë

Postimi i plotë:

Sot kam marrë pjesë në tubimin zgjedhor të degës së LDK-së në Bavari të Gjermanisë. Faleminderit pafund për mirëpritjen dhe organizimin e jashtëzakonshëm ku ishin prezent me qindra pjesëmarrës.

Mërgata e Kosovës është e bashkuar dhe e vendosur për të vulosur fitoren e LDK-së.

Më 7 qershor, do të dëshmohet se mërgata e Kosovës nuk është vetëm mbështetëse e shtetit tonë, por edhe përcaktuese e momenteve më të rëndësishme të tij. Ashtu siç qëndruan pranë Kosovës në ditët më të vështira, mërgata do të qëndroj pranë Kosovës edhe me 7 qershor, të bashkuar, me besim dhe me përgjegjësi.

Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti e bekoftë mërgatën e Kosovës!
Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Reklamë