Kandidati për deputet i LDK-së, Blerim Kuçi me numër 47, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës është partneri më i besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i Perëndimit.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse LDK-ja është partneri më i besueshëm i SHBA-së dhe Perëndimit, Kuçi tha se kjo lidhet me historikun e partisë dhe orientimin e saj pro-perëndimor që nga themelimi.

Ai theksoi se historiku i LDK-së është shtetformues dhe se partia ka ditur të bëjë kompromise në periudha të caktuara në interes të shtetit.

“Po, dhe këtë e dimë të gjithë. E para ka të bëjë me themeluesin e saj, sepse kanë pasur një orientim pro-perëndimor. edhe kanë pasur një bashkëpunim, një bashkërenditje nëpër etapa. Bashkëpunimi i perëndimorëve për shkak të backgroundit, për shkak të presidentit Rugova është një besim i cili është në vazhdimësi, ende vazhdon. Kemi pasur disa luhatje por ato janë të vogëla.

Historiku i LDK-së është shtet formues dhe disi din me u gjet në periudha të caktuara me bo kompromis në dëm të subjektit të vet politik, por në të mirë të shtetit, dhe këtë e kanë parasysh perëndimi dhe për këtë e kanë partner strategjik afatgjatë. Vetëm ne dhe gjeneratat që do të vijnë nuk duhet me harru këtë partneritet. Ne duhet ta ruajmë vazhdimësinë e këtij partneriteti”, tha Kuçi.