Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë nesër tubimet në kuadër të fushatës në tri qytete.
Kryetari i PDK’së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, do të marr pjesë në tubimin në Han të Elezit, Kaçanik dhe Fushë Kosovë.
Në Han të Elezit, tubimi do të mbahet në shkollën “Dardania”, me fillim nga ora 17:00.
Në Kaçanik tek Shtëpia e Kulturës, me fillim nga ora 18:30.
Ndërsa në Fushë Kosovë tek oborri i shkollës “Mihal Grameno”, nga ora 19:30.