Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Arben Gega, ka publikuar një pjesë nga fjalimi që ka mbajtur në tubimin e organizuar në fshatin e tij Studençan.

Gega ka thënë se fshati i tij qysh në vitet e 90’ta me angazhim vetanak kanë zhvilluar ujësjellës me stacion pompimi, e sot Qeveria Kurti “për 6 vjet e ka ndërtu urën e Staradranit edhe kanalin e ujitjes në Lupq”.

Ai ka thënë se populli nuk e meriton këtë qeverisje.

“Fshati im Studençani në vitet e ’90-ta me angazhim vetanak kanë zhvillu ujësjellës me stacion pompimi. E sot qeveria e Albin Kurtit për 6 vjet e ka ndërtu urën e Staradranit edhe kanalin e ujitjes në Lupq. Nuk e meritojmë si popull këtë qeverisje!”, ka deklaruar Gega.