Florentino Perez dhe Enrique Riquelme po vazhdojnë fushatën për presidencën e Real Madridit duke prezantuar projekte dhe objektiva të mëdha në merkato.

Perez ka deklaruar se është gati të paraqesë një ofertë prej të paktën 150 milionë eurosh për një futbollist të nivelit të lartë që aktivizohet në një skuadër të Ligës së Kampioneve.

Sipas tij, bëhet fjalë për një lojtar që luan mes mesfushës dhe sulmit dhe që vlerësohet në të njëjtin nivel me emrat më të mëdhenj të futbollit europian.

Reklamë

Në listën e emrave të përfolur janë përmendur Vitinha, Joao Neves dhe Julian Alvarez. Megjithatë, mediat angleze raportojnë se objektivi kryesor i Real Madridit është Michael Olise i Bayern Munich.

Edhe pse Perez ka mohuar interesimin për francezin, spekulimet vazhdojnë të jenë të forta. Bayern Munich nuk duket i gatshëm të negociojë, ndërsa Uli Hoeness ka deklaruar se Olise nuk do të largohet as për 200 milionë euro.

Situata pritet të bëhet më e qartë pas zgjedhjeve presidenciale në klubin madrilen.