Kandidati i LDK-së për deputet, Blerim Kuçi, ka ftuar qytetarët që të dalin të dielën më 7 qershor masovikisht të votojnë.

Ai ju ka bërë thirrje atyre të votojnë për ndryshim.

” Votoni për të djathtën që bashkon”, ka shkruar ai.

Postimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Jemi në momentin kur zëri i secilit prej nesh vendos për të ardhmen.

Ju ftoj për pjesëmarrje masive në votim. Mos i lini të tjerët të vendosin për shtëpinë tuaj, për familjen tuaj, për Kosovën tuaj.

Falënderim i përzemërt për secilin mbështetës, për çdo aktivist, për çdo qytetar që po mobilizohet për ndryshim. Energjia juaj në terren është dëshmia më e pastër se njerëzit e duan kthimin e normalitetit.

Falënderim i veçantë për bashkimin e së djathtës rreth LDK-së. Sot jemi më të fortë, më të bashkuar dhe më të qartë se kurrë për rrugën që duhet të ndjekim.

Kosova dhe shqiptarët gjithmonë kanë ditur të prijnë për së mbari me këmbë të djathtë, dhe jo së majti (SHMAJTAZ). Kështu kemi ndërtuar shtet, keshtu e zhvillojme ekonomine, kështu e ruajmë besimin.

Të dielën, dilni. Votoni për ndryshim. Votoni për të djathtën që bashkon. ?✌️