Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të së dielës, ku deri në orën 20:14 janë përpunuar 195,717 vota nga gjithsej 1,959,962, që përbën 9.99 për qind të totalit.
Sipas të dhënave zyrtare, janë procesuar 829 vendvotime nga 2,498 gjithsej, apo 33.19 për qind e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në bazë të rezultateve të deritanishme, Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të prijë me 40.83 për qind të votave, respektivisht 76,451 vota.
Pas saj renditen: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22.02% ose 41,232 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18.42% ose 34,488 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 8.88% ose 16,626 vota.
