×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / Të dhënat nga KQZ

    Numërohen më shumë se gjysma e votave, ky është rezultati

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 20:34

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të sotme.

    Deri në orën 20:29 janë përpunuar 357,758 vota nga gjithsej 1,959,962, që përbën 18.25 për qind të totalit të votave. Ndërkohë, janë procesuar 1,372 vendvotime nga 2,498 gjithsej, apo 54.92 për qind e tyre.

    Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 42.27 për qind të votave, respektivisht 145,002 vota.

    Pas saj renditen: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22.01% ose 75,492 vota; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18.26% ose 62,649 vota; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 8.00% ose 27,442 vota dhe Srpska Lista – 4.64% ose 15,925 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!