×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 21:17

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit preliminare për komunën e Malishevës, ku deri në orën 21:04 janë përpunuar 12,784 vota nga gjithsej 54,996, që përbën 23.25 për qind të votave.

    Ndërkohë, janë procesuar 60 nga 72 vendvotime, apo 83.33 për qind e tyre.

    Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) prin me 40.02 për qind ose 4,904 vota, falë mbështetjes së Nisma’s së Fatmir Limajt.

    Pas PDK del  Vetëvendosje me 32.85 për qind (4,026 vota), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18.90 për qind (2,316 vota) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6.45 për qind (790 vota).

    Pas këtij rezultati  ka reagaur edhe vetë Limaj.

    “FITORE!Faleminderit Malishevë ?”, ka shkruar Limaj.

    Partia Demokratike e Kosovës e ka ruajtuar votën edhe në Skënderaje Drenas, ku ka dalë e para. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!