Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka thënë se sot Kosova foli qartë, dhe se Republika e Kosovës dëshmoi pjekuri demokratike.
Ai tha se partia e tij ka shënuar rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar në këto zgjedhje
“Nga 13% ka kaluar në 18%, apo në 20 mandate. Kjo rritje që i referohemi është mbështetje për vizionin që kemi nis. Me 20 mandate LDK është e stabilizuar dhe ka një të ardhme të mirë përpara”, tha Abdixhiku.
Ai tha se rezultati është detyrë për ta shtyrë vizonin tuje të bashkimit.
“Prandaj vetëm sa kemi nisur”, tha Abdixhiku.
Ai tha se përpara kishin një aparat të pushtetit.
Abdixhiku tutje tha se humbja e rreth 200 mijë votave nga VV është sinjal që nuk duhet të injorohet. /Reporteri.net/.