Pavarësisht se ka marrë rreth 140 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që sonte në ora 23:00 të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të festuar.
Në thirrjen publike të partisë së kryeministrit në detyrë Albin Kurti thuhet: “Të dashur qytetarë, shihemi sonte në ora 23:00 në sheshin Skënderbeu, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti. Krejt për shtet – shtet për krejt”, duke ftuar për pjesëmarrje në festim të rezultateve zgjedhore.
Duhet theksuar se këto janë vetëm rezultate preliminare, ndërsa procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar plotësisht.