Në kuadër të numërimit të votave me 34,19% të procesit të përfunduar, janë publikuar edhe rezultatet e kandidatëve brenda partive kryesore, ku disa prej tyre kanë siguruar mbështetjen më të ulët deri tani.
Në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), Arijeta Ajeti ka marrë 685 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Ilir Peci ka siguruar 230 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Anduena Mekuli ka marrë 221 vota.
Ndërsa në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po ashtu Argjenta Bërbatovci me 64 vota./Reporteri.net/