×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Qytetarët ndëshkojnë Gectë e Llaushës, Fatosi e Fadili larg për t’u bërë deputetë

    Reporteri
    09 Qershor 2026 | 17:25

    Dy emra të njohur të familjes Geci nga Llausha e Skenderajt nuk arritën  të sigurojnë mbështetje të madhe në zgjedhjet e 7 qershorit, bazuar në rezultatet e deritanishme.

    Pas numërimit të 36.59 për qind të votave, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, i cilu fyu rëndë ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ka grumbulluar veç 2 mijë 890 vota deri tani.

    Ndërkohë, në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Fadil Geci ka marrë 2,113 vota, duke mbetur gjithashtu larg kandidatëve më të votuar të subjektit të tij politik.

    Fatos Geci është nip i Fadil Gecit, ndërsa të dy vijnë nga familja e njohur Geci e Llaushës, e cila ka pasur rol të rëndësishëm në jetën politike dhe publike të vendit ndër vite.

    Megjithatë, rezultatet e deritanishme tregojnë se as Fatosi në listën e LVV-së dhe as Fadili në listën e LDK-së nuk kanë arritur të sigurojnë mbështetje të konsiderueshme nga votuesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!