×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Numërohen mbi gjysma e votave për deputetë, këta janë kandidatët që kanë siguruar ulëse në Kuvend

    Reporteri
    09 Qershor 2026 | 23:15

    Mbi 50% e votave për deputetë janë numëruar tashmë dhe KQZ ka procesuar rezultatet në webfaqen e saj.

    Të dhënat janë nga 1 mijë e 283 vendvotime nga 2 mijë e 498 sa janë në total.

    Nga tri partitë e mëdha, VV, PDK dhe LDK, tashmë disa kanë siguruar ulësen në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

    Sipas këtyre rezultateve, tek VV prin Albin Kurti me 120 mijë e 312 vota. Pas tij renditen Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

    Në PDK prin Bedri Hamza me 59 mijë e 683 vota.

    Ai pasohet nga Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

    Në LDK e para është Vjosa Osmani me 39 mijë e 147 vota.

    Pas saj renditen Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!