Në Qendrën e Numërimit të Votave në KQZ po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Deri më tani janë numëruar 75,90% e votave.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Konushevci, ka siguruar 17,323 vota, duke u renditur në mesin e 20 më të votuarve të kësaj partie.
Konushevci njihet edhe si vëllai i heroit Ilir Konushevci, një prej figurave të rëndësishme të luftës çlirimtare në Kosovë.
Procesi i numërimit të votave po vazhdon, ndërsa rezultatet mbeten të pjesshme deri në përmbylljen e plotë të tij.