×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / Rreth 90% e votave

    Kurti mbi 212 mijë vota, Hamza i prek 100 mijë, Osmani veç 70 mijë deri tash

    Reporteri
    11 Qershor 2026 | 12:32

    Rreth 90% e votave për deputetë kanë përfunduar së numëruari. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tash ka procesuar rezultatet nga 88.47% e votave.

    Këto rezultate janë nga 2 mijë e 210 vendvotime.

    Nga rezultatet e deritashme, Kryetari i VV’së, njëherit Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë 212 mijë e 914 vota, shkruan Reporteri.net.

    Ai i PDK’së, Bedri Hamza e ka kaluar shifrën prej 100 mijë votash.

    Hamza deri tash ka 104 mijë e 950 vota.

    Kandidatja për Presidente e LDK’së, Vjosa Osmani, ndonëse dikur ishte personi më i votuar në Kosovë me mbi 300 mijë vota, deri tash ka vetëm 70 mijë e 396 vota.

    Ndërkohë, kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka 63 mijë e 942 vota.

    Kreu i AAK’së, Ardian Gjini ka 37 mijë e 93 vota deri tash.

    Procesi i numërimit të votave për kandidatë nga vendvotimet e rregullta pritet të përfundojë sot.

    Sot do të nisë edhe procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur dje për Gazetën Online Reporteri.net se numërimi do të fillojë të enjten, më 11 qershor 2026, në ora 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), dhe përfshin votat e diasporës të realizuara më 6 qershor./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!