Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e reja nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Pas procesimit të 5 nga 47 vendvotime, që përbëjnë 10.64 për qind të totalit, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 2,425 vota apo 84.88 për qind.
PDK renditet e dyta me 219 vota (7.67%), ndërsa LDK ka marrë 144 vota apo 5.04 për qind.
AAK deri tani ka siguruar 1.44 për qind të votave.
