×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / Të dhënat e fundit

    Numërohen mbi 23% e votave në Ambasada, VV bie pak

    Reporteri
    11 Qershor 2026 | 23:40

    Janë numëruar 11 nga 47 vendvotime në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, që përbëjnë 23.40% të totalit të procesit të votimit në këtë kategori.

    Sipas rezultateve të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 83.49% të votave, apo 5,521 vota, duke shënuar një rënie të lehtë nga 84% sa ishte deri tani.

    Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 7.73% ose 511 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 6.08% apo 402 vota.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 1.45% të votave në këtë fazë të numërimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!