×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026 / Detajet

    LVV kalon në 50 mandate, PDK e humb një ulëse në Kuvend

    Reporteri
    12 Qershor 2026 | 19:39

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga votimi jashtë Kosovës.

    Kur janë numëruar rreth 70 për qind e votave nga ambasadat dhe konsullatat, Lëvizja Vetëvendosje ka shkuar në 50 mandate, duke e zbritur Partinë Demokratike të Kosovës në 23 mandate.

    Sipas rezultateve të deritanishme, LVV-ja ka siguruar 299 mijë e 526 vota ose 43.62 për qind të votave, që i përkthehen në 50 ulëse në Kuvend.

    Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 143 mijë e 770 vota apo 20.94 për qind, duke siguruar 23 mandate.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 117 mijë e 361 vota ose 17.09 për qind, që aktualisht i japin 19 ulëse parlamentare.

    Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 49 mijë e 123 vota, apo 7.15 për qind, duke mbetur me tetë mandate.

    Procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit është ende në zhvillim dhe rezultatet mund të pësojnë ndryshime deri në përfundimin e plotë të numërimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!