×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    VV vazhdon ta mbajë ulësen e 52-të, lufton edhe për një – PDK mbetet në 22 deputetë

    Reporteri
    15 Qershor 2026 | 22:43

    Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon “ta mbajë” ulësen e 52’të, teksa numërimi i votave të diasporës po vazhdon.

    Votat me postë ishin ato që e bënë ndryshimin, ku PDK nga 23 deputetë që kishte, ra në 22, shkruan Reporteri.net.

    PDK arriti ta kthente ulësen për pak kohë, mirëpo VV e siguroi sërish. Tani kjo parti po shpreson ta sigurojë edhe ulësen e 53’të.

    LDK vazhdon t’i ketë 19 ulëse, ndërsa AAK shtatë.

    Deri tash janë procesuar 93.03% e votave.

    Ndryshe, zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar sot se certifikimi i rezultateve mund të bëhet edhe para 6 korrikut, datë që është caktuar si afat nga KQZ./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!