Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për të rinumëruar 185 vendvotimet e rregullta, fletëvotimet e të cilave janë numëruar paraprakisht në Qendra Komunale.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
Ai e quajti këtë masë kontrolli që tha se është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan Reporteri.net.
“Gjithashtu, sot gjatë ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar fletëvotimet e 185 vendvotimeve të rregullta, të cilat paraprakisht janë numëruar në Qendrat Komunale të Numërimit. Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2,498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026. Kjo masë kontrolli është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet që numërimi është zhvilluar me saktësi”, tha Elezi.