×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Rinumërohen 176 vendvotime, mbesin edhe nëntë

    Reporteri
    18 Qershor 2026 | 23:45

    176 vendvotime nga 185 për sa ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shkojnë në rinumërim, tashmë janë rinumëruar.

    Tani kanë mbetur edhe nëntë vendvotime që t’i nënshtrohen këtij procesi, e të cilat ende nuk janë procesuar, shkruan Reporteri.net.

    Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2 mijë e 498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026.

    KQZ i është referuar kësaj si masë kontrolli për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar.

    “…ka për qëllim të sigurohet që numërimi është zhvilluar me saktësi”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!