×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Abdixhiku e godet fort Gazmend Muhaxherin: I mbulova marret kur fliste për Millosheviqin

    Reporteri
    25 Qershor 2026 | 22:16

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u është përgjigjur ashpër zërave kritikë brenda partisë, në veçanti nënkryetarit Gazmend Muhaxhiri dhe kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, të cilët pas rezultateve të fundit zgjedhore kërkuan dorëheqjen e tij.

    Abdixhiku i ka cilësuar këto reagime si “bajate” dhe “atipike për LDK-në”, duke shpërthyer me akuza të rënda drejtuar Muhaxhirit për deklaratat e tij të kaluara dhe marrëveshjet e fshehta politike.

    “S’mund të kem fjalë të këqija për asnjërin prej tyre, unë i kam mbrojtur kur kanë bërë gafat më të mëdha në këtë studio. Kur kanë folur për Millosheviqin kam dalë e kam folur se si kanë ngrënë njerëzit burg, e neve na ka kushtuar me votë atje. U desh t’u mbyllja marret e tyre, kam hyrë në zjarr për ta“, ka deklaruar i revoltuar Abdixhiku.

    I pyetur specifikisht nga moderatori nëse po i cilëson si gafa qëndrimet e zotëri Muhaxhirit, kryetari i LDK-së nuk ka ngurruar ta pohojë, duke nxjerrë në dritë edhe prapaskenat e zgjedhjeve lokale.

    “Natyrisht. Edhe kur kanë bërë marrëveshje politike për koalicionet e tyre lokale për t’i fituar zgjedhjet e komunave, marrëveshje që s’kanë dashur as t’i bëjnë publike… po lëri këto çështje”, shtoi ai në Rubikon të Klan Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!